Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Ridge Racer Slipstream, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ridge Racer Slipstream është një lojë me gara me makina ku ju do të luani në disa kampionate botërore si dhe mund të luani online me miqtë tuaj. Do të keni mundësinë të zgjidhni midis shumë modeleve dhe ti përmirësoni ato gjatë lojës. Ja vlen ta shkarkoni këtë lojë.


- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


Ideaz: Keep your ideas in one place, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ideaz është një program i cili na jep mundësinë të ruajmë në mënyrë të organizuar të gjitha idetë që mund të keni gjatë ditës. Në mënyrë të thjeshtë mund ti shënoni ato dhe ti lexoni më pas në momentin që ju duhen. Ja vlen ta merrni këtë program.


Universal Zoom: All About Size And Distances, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Unversal Zoom është një program mjaft interesant dhe edukues nga ku ju mund të merrin informacione në lidhje me distancat apo dimensionet e objekteve reale në botë. Ju mund të krahasoni dimensionet për ti perceptuar realisht ato. Ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment