Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Hearts Tournament, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Hearts Tournament është një lojë me letra fati të cilën mund ta luani online me miqtë tuaj ose me njerëz nga  e gjithë botë. Sot mund ta shkarkoni falas këtë lojë.


- Sorcery, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sorcery është një lojë në të cilën do të eksploroni botën ku jetoni duke ndjekuar lëvizjet interaktive në hartë. Kini kujdes sepse gjatë aventurës do të përballeni me me krijesa të frikshme që do të pengojnë udhëtimin.


Meter Robot, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
Meter Robot është një program i dobishëm i cili ju ofron mundësinë për të matur sasinë e paketave internet që ju kanë mbetur nga kontrata me kompaninë telefonike, dhe mundësinë për të matur shpejtësinë e internetit, duke bërë teste reale, ndryshe nga programe të tjera si SpeedTest.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment