Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Drop The Nut, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Drop The Nut është një lojë në të cilën duhet të mblidhni të gjitha arrat e kokosit dhe çelësat, për të kaluar tek një mision tjetër. Loja ofron argëtim në kohën tuaj të lirë si dhe një mënyrë për të mbajtur mëndien gjithmonë aktive. Ja vlen ta provoni!


- Game42 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Game42 është një koleksion lojërash me temë kuic ku mund të luani secilën nga ato duke zgjedhur nga lista me 42 të tilla. Në kohën tuaj të lirë, do të keni mundësinë të vini në provë shkathtësinë e mëndies për të zgjidhur çdo kuic.


- OrasisHD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
OrasisHD është një program i cili ju jep mundësinë të krijoni foto me fotokamerën e iDevice, duke aplikuar efektin HDR në momentin e krijimit, si dhe shumë efekte të tjera. Më pas mund ti ndani fotot me miqtë tuaj direkt.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment