Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Reckless Racing 2, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Reckless Racing 2 është një lojë me gara me makina ku ju duhet të bëni të pamundurën të dilni fitimtar. E vlerësuar si një nga lojërat më të bukura në kategorinë e saj, do të keni mundësi që gjatë garave të përmirësoni makinën derisa të bëheni kampioni numër 1. Ja vlen ta merrni.


- The Pedestal, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
The Pedestal është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës të bëhet ninja Sensei duke kaluar të gjitha pengesat që do të gjej në çdo mision, mbi piedestalin ku ai duhet të provojë aftësitë. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën e lirë.


VeryPDF, PDF to Word, nga 5.79€, falas. /iPhone,iPad
VeryPDF është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të konvertoni një dokument në format PDF, tek formati Word, në mënyrë që të modifikoni përmbajtjen. Nëse jeni një person i cili shkruan shpesh dokumenta, atëher ja vlen ta keni këtë program në iDevice-in tuaj.


Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment