Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Everboy Data Unit, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Everboy Data Unit është një lojë me aventurë dhe aksion ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të mposhtë të gjithë robotët që duan ta ndalojnë atë, në rrugën e tij drejt robotit më të madh dhe shkatërrues. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


Towers Rush, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Towers Rush është një lojë me strategji dhe aventurë ku ju duhet të mbroni vëndin tuaj nga sulmet e krijesave të frikshme. Gjatë betejës do të përballeni me krijesa mistike të cilat kanë aftësi të ndryshme dhe ju duhet ti kuptoni ato për ti mposhtu. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Trader's Way, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trader's Way është një lojë në cilën ju duhet të mëson se si funksionon tregu ndërkombëtar dhe të manipuloni atë në mënyrë që rritni sa më shumë fitimet tuaja. Është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse. Ja vlen ta provoni.


Halftone, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Halftone është një program i cili na jep mundësinë të krijojmë sekuenca komike me fotot që kemi në iPhone ose iPad. Programi është mjaft i thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur dhe ofron disa funksione të tjera mjaft interesante.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment