Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

SimplePhysics, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
SimplePhysics është një lojë në të cilën ju duhet të ndërtoni objekte duke rrespektuar të gjitha ligjet e fizikës dhe për më tepër, për të qënë inxhinieri i parë në Game Center duhet ti ndërtoni objektet me koston më të ulët. Mund të lidheni online me të gjithë botën për të parë ndërtimet e miqve tuaj kudo qofshin.


3D Car Builder, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
3D Car Builder është një lojë ku ju mund të shprehni fantazinë tuaj përsa i përket makinave, duke ndërtuar model të cilat mund ti testoni në gara të ndryshme që loja ofron. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


System Activity Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
System Activity Monitor është një program i dobishëm për të monitoruar performancën hardware të iPhone. Programi do ju informojë në lidhje me memorien Ram që po konsumohet, hapësirën e zënë të  memories fikse si dhe informacione të tjera në lidhje me sensorët. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment