Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- 1979 Revolution: A cinematic adventure game, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
1979 Revolution është një lojë në të cilën do të keni në dorë fatin e një gazetari Iranian i cili duhet të raportojë revolucionin që ndodhi pikërisht në vitin 1979. Duhet ta ndihmoni atë të dalë i gjallë nga turma dhe gjithashtu të luftojë kundra policisë. Ja vlen ta merrni këtë lojë dhe ne ju këshillojmë ta shkarkoni nga një lidhje me rrjetin WiFi pasi duhet të shkarkoni rreth 2.1 GB të dhëna.


Pirate Gunner, nga 0.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju pret një aventurë me piratë nëpër detë. Përpara se ju të kaloni 7 detet për të gjetur thesarin e fshehur, duhet të ndesheni me piratë të tjerë dhe me krijesat e detit që do t'ju pengojnë të arrini tek thesari. Mund të luani këtë lojë në 3 mënyra, Arcade, Story dhe Puzzle Mode. Sigurisht që çdo sukses që do të arrini do të rregjistrohet në Game Center.


Smart Merge Pro: Duplicate, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smart Merge është një program mjaft i dobishëm në iPhone ose iPad, i cili na jep mundësinë të mirëmbajmë rubrikën e kontakteve. Programi do të pastrojë kontaktet boshe ose do të bashkojë në një të vetëm 2 kontakte të njëjta. Gjithashtu ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe intutiv. Ja vlen ta keni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment