Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

A Dark Room, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
A Dark Room është një nga lojërat më të shkarkuara me pagesë në App Store. Ju duhet të gjeni rrugën për të dalë nga errësira por kini kujdese sepse nuk do të jetë një detyrë aq e lehtë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Drum Pad+ Pro, nga 1,79, falas. /iPhone, iPad
Drum Pad+ Pro është një program i cili i dedikohet të gjithë të apasionuarve të muzikës. Programi në fjalë do të stimulojë në iPhone instrumentin e baterisë. Në qoftë se jeni në hapat e para të mësimit të këtij instrumenti, programi në fjalë do t'ju ndihmojë të perfeksionoheni më tepër.


Photo Guard, nga 4.49€, falas. /iPhone
Photo Guard është një program mjaft i dobishëm i cili do të na lejojë ti vendosim një sistem sigurie galerisë së fotove në iOS. Pasi kemi zgjedhur fjalë kalimin që duhet të përdorim për të hyrë në galerinë e fotove programi do ta kërkojë këtë fjalë kalimi sa her që duam të konsultojmë këtë galeri. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment