Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Dummy Defense, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dummy Defense është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të organizoni një plan mbrojtje. Ju duhet të mbroni Melvin, personazhin e lojë nga shpërthimet e bombave. Loja është mjaft e bukur dhe impenjative. Ja vlen ta provoni.


- OmniFocus 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
OmniFocus 2 është një program i cili ju jep mundësinë të menaxhoni eventet që do të keni në të ardhmen. Nëpërmjet një ndërfaqeje kalendari do të keni mundësi të shikoni dhe të modifikoni të gjitha eventet e një dite të caktuar.


Stickyboard 2, nga 0.89€, falas. /iPad
Stickyboard është një program i dobishëm i cili do të sjellë në iPad funksionin e mbajtjes së shënimeve dhe shfaqjen e tyre kudo që ndodheni në sistemin operativ. Sot mund ta merrni falas këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment