Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- FingerLaser II, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
FingerLaser është një lojë me temë kuic dhe aventurë e cila ambjentohet në hapësirë. Duhet të kontrolloni armët me rreze lazer dhe ti përdorni ato kundra pushtuesve alienë. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- Gloomlogue, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Gloomlogue është një program shumë i vlerësuar në App Store, i cili ju jep mundësinë të modifikoni fotot tuaja me disa efekte grafike profesionale ku me pak fantazi mund ti kombinoni ato duke i dhënë kështu një prekje profesionale. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


- Right Note: Ear Trainer, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
Right Note është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar pas muzikës. Nëpërmjet tij do të mësoni të dalloni të gjitha notat muzikore duke përmirësuar kështu veshin muzikor. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment