Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Magical Mental Math, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Magical Mental Math eshtë një lojë mjaft e bukur me aventurë ku disa studentë matematicien do të transformojnë numrat për të arritur në objektivin final. Kini kujdes sepse do të duhen të gjitha njohurit që keni mbi matematikën, për të fituar çdo nivel.


He Likes The Darkness, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
He likes the darkness është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni Paul të mbjetojë në botën e tij të errët duke mbledhur sa më shumë yje në 5 botë të ndryshme me mbi 70 nivele loje. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë. 



Car Club: Tuning Storm, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad 
Car Club: Tuning Storm është një lojë mjaft interesante ku do të keni mundësinë të garoni me disa makina mjaft të veçanta, mund të të përdorni makina të formula 1, makinat e policisë, por mbi të gjitha disa automjete që nuk i keni parë ndonjëherë. Loja mund të krahasohet me “Need for Speed” dhe “Gran Turismo” për mundësitë e personalizimit të automjeteve.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment