Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Drawn To Kill, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Drawn To Kill është një lojë mjaft e bukur ku ju do të trajnoheni të përdorni harkun dhe më pas të merrni pjesë në misione të ndryshme ku duhet të elminoni të gjithë hajdutët dhe keqbërsit. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Super Tank Battle, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë kujton një nga lojërat më të luajtura nga të gjithë ne në vitet 90', Tank 1990. Detyra juaj është të mbroni shqiponjën nga sulmet e tankeve të tjerë. Do të luani në shumë misione dhe gjatë lojës mund të përditësoni tankun tuaj duke e bërë më të fortë dhe të rrezistueshëm ndaj sulmeve. Ja vlen ta keni në iPhone këtë lojë.


Pixel Boat Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pixel boat rush është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të drejtoni një motoskaf të armatosur dhe të garoni në garat më ekstreme. Përveç se të fitoni duhet të dilni të gjallë derisa gara të mbarojë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment