Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Reckless Racing HD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Reckless Racing është një lojë mjaft e vlerësuar në App Store, për katergorinë e saj. Qëllimi do të jetë fitimi i garave ekstreme me makina sportive të modifikuara dhe në rrugë me asnjë kusht mbrojtës. Gjithashtu mund të sfidoni miqtë tuaj online në gara direkte.


MiniSynth 2, nga 0.89€, falas. /iPhone
MiniSynth është një program mjaft profesional që i dedikohet të gjithë ju që jeni të apasionuar mbas muzikës. Në fakt programi shfrytëzon aftësinë e proçesorit të iPhone për të përpunuar sinjalin si një DSP (Digital Signal Processor). Kjo do të thotë që sinjali përpunohet direkt nga proçesori dhe jo nëpërmjet tingujve të kampionuar.


Stream: Cloud Music Player, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Stream është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar të cilën e keni ruajtur në sistemet cloud si Google Drive apo Drop Box. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment