Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Easy Backup Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Easy Backup Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të ruani dhe eksportoni kontaktet tuaj me email apo direkt në dokument Microsoft Word. Ja vlen ta merrni atë.


Sudoku Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sudoku Pro Edition është një lojë në të cilën ju do të luani lojën e famshme sudoku në nivele mjaft të vështira të cilat do të vënë mëndjen në lëvizje. Nëse jeni të apasionuar pas kësaj lojë atëher ja vlen ta shkarkoni në iDevice.

-Vox: Music Player, nga 5.99€, falas. /iPhone
Vox është një program i cili ju jep mundësinë të riprodhoni në iPhone shumë file muzikorë me formate të ndryshme si mp3, flac, apo wav. Sot mund ta merrni falas për një periudhë kohe të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment