Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

The Shadow Sun, nga 3.49€, falas. /iPhone, iPad
The Shadow Sun është një lojë me aksion ku ju do të luani në rolin e një luftëtari i cili duhet të mposhtë forcat aliene që kanë pushtuar tokën që në lashtësi. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


DMD Panorama, nga 2.99€, falas. /iPhone
Ky program na jep mundësinë të krijojmë fotografi duke rrotulluar iPhone në 360 gradë. Pasi prekim butonit "Start", duke rrotulluar iPhone deri në pozicionin që duam të kemi në sfond dhe pasi prekim butonin "End" në galerinë e fotove do të na shfaqen fotografitë e krijuara me këtë program të cilat përfshijnë të gjithë hapësirën që fotokamera përshkroi me lëvizjen e saj.


Trigraphy, nga 2.29€, falas. /iPhone, iPad
Trigraphy është një tjetër program që do ta gjeni falas në App Store, i cili ju jep mundësinë ti aplikoni fotove tuaja një efekt grafik mjaft interesant i cili mund të quhet edhe efekti i gjetheve. Nëse do të përdorni fantazinë në mënyrën e duhur, atëherë do të krijoni me të vërtetë foto mjaft të bukura.


Get Fiquette, nga 2.29€, falas. /iPhone, iPad
Get Fiquette është një lojë mjaft  në të cilën duhet të ndaloni me çdo kusht z.Fiquett i cili është arratisur nga burgu. Duhet ti hidhni mbi kokë çdo objekt në mënyrë që  të ndaloni arratisjen e tij nga qyteti.


Oldify, nga 1.79€, falas. /iPhone
Keni menduar ndonjëherë se si do të jeni kur të jeni plakur? Ky program aplikon fotove dhe videove tuaja një efekt grafik 3D në pjesën e fytyrës duke e plakuar atë. Gjithashtu mund të krijoni edhe një video me fytyrën tuaj ose të miqve tuaj të plakur ku mund të lëvizni gojën, sytë etj, dhe më pas mund ta dërgoni këtë video me Email ose në rrjetet sociale.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment