Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dead Venture, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dead Venture është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të shpëtoni qytetin tuaj nga njerëzit gjysëm të vdekur të cilët janë infektuar nga një virus për të cilin duhet të kërkoni ta neutralizoni. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


Translator !!, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Translator është një program i dobishëm i cili na lejon të përkthejmë zërin ose tekst, nga një gjuhë në një tjetër. Aktualisht programi suporton deri në 58 gjuhë të ndryshme nga e gjithë bota. Ja vlen ta merrni atë.


Data Widget, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Data Widget është një program mjaft i dobishëm i cili do t'u tregojë një idikator në lidhje me të dhënat totale të harxhuara nga paketa juaj e internetit që keni blerë nga kompania telefonike. Programi nuk kërkon lidhje me internet, nuk konsumon baterinë si edhe është mjaft i thjeshtë për tu përdorur.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment