Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Moder Labyrinth, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Modern Labyrinth është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të kaloni sferën tuaj në një labirinth të cilin e kontrolloni nga lart duke lëvizur iDevice. Me kalimin e niveleve çdo gjë vështirësohet dhe për të qënë i pari duhet të kaloni të gjitha këto vështirësi. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


TeeVee 3, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Tee Vee 3 është një tjetër program mjaft i dobishëm i cili do t'ju njoftojë në lidhje me serialet Amerikane më të famshme si dhe shumë informacione të tjera në lidhje transmetimin të TV. Në qoftë se jeni të apasionuar mbas serialeve atëherë ne jua këshillojmë këtë program.


- EXIF Viewer by Flunto, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
EXIF viewer është një program i cili ju jep mundësinë të shikoni dhe modifikoni informacione në lidhje me fotot që keni në iDevice-in tuaj. Gjitashtu nëpërmjet tij mund të eliminoni edhe informacione të ndryshme si përshëmbull koordinatat gjeofizike të vëndit ku foto është bërë. Këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment