Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Virtua Tennis Challenge, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Virtua Tennis është një lojë e publikuar në App Store nga kompania Sega, e cila do t'ju japë mundësinë të luani lojën e tenisit në një turne kombëtar ku qëllimi i vetëm do të jetë titulli final. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Equal 10, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Equal 10 është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të zgjidhni një numër dhe të gjeni pjesën tjetër me qëllim që shumë finale të jetë 10. Nëse nuk arrini të  gjeni numrat në kohën e duhur, bombat do të shpërthejnë dhe misioni mbaron.


Dinosaur Safari Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dinosaur Safari Pro është një lojë e cila ambjentohet grafikisht në epokën e pre historisë, ku ju do të keni mundësi të zbuloni të gjitha kafshët e asaj epoke dhe karakteristikat e tyre. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment