Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Pool Break 3D, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pool Break është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të luani bilardo në disa stile të ndryshme  dhe të sfidoni kundershtarë mjaft profesionistë. Përveç kësaj loja ka një grafikë në 3D dhe mjaft të bukur. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Wikilinks, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Wikilinks është motorr kërkimi virtual i cili mund të bëhet programi kryesor i kërkimit të çfarëdo lloj informacioni në rrjetin Internet. Programi do të kërkojë fjalët kyçe që ju dëshironi të kërkoni dhe do të shfaqë në ekran rrezultatet duke i kërkuar ato nga rrjeti.


- Speech Calculator Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Speech Calculator është një program mjaft i veçantë dhe ju jep mundësinë të kryeni veprime matematike nëpërmjet vokalit. Programi do të rregjistrojë zërin dhe më pas do të llogarisë veprimin matematik duke ju dhënë rrezultatin në formë teksti. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment