Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Monsters have feelings too, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë me aventurë dhe kuic ku duhet të luftoni kundra krijesave të fikshme duke gjetur të gjitha fjalët që kërkohen në çdo nivel. Nëse po kërkoni një lojë për të kaluar kohën e lirë, atëherë ja vlen ta merrni atë.


Windy: Sleep Relax Meditate, nga 1,99€, falas. /iPhone, iPad
Windy është një program i cili do të na ofrojë një mënyrë për tu relaksuar nëpërmjet dëgjimit të erës së rregjistruar me kualitet të lartë. Gjithashtu në sfond do t'ju shoqërojnë imazhe mjaft të bukura. Ja vlen ta merrni këtë program.


Meeting Box, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Meeting Box është një program i dobishëm nëpërmjet të cilit do të keni mundësi të mbani shënime dhe jo vetëm, në mënyrë mjaft profesionale. Gjithashtu programi ju lejon të ruani shënime të marra nga interneti si dhe të mbani shënime në hartë. Ja vlen ta keni!


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment