Apple ka publikuar dje versionin 4 të iOS 10.3.2 beta, i cili mund të testohet në iPhone, iPad, dhe iPod Touch. Nga testet e para duket se janë rregulluar shumë probleme përsa i përket sigurisë dhe qëndrueshmërisë së ekzekutimit të sistemit operativ.

Duke parë më në detaj, nga testet e para të bëra, janë rregulluar këto probleme:
  • Problemet e shfaqura në SiriKit
  • Problemet me programet e treta që mundësojnë lidhje VPN 
  • Përgjigjia e Sirit nëpërmjet tekstit tashmë është funksionale
Ndërsa disa nga problemet e evidentuara në këtë version janë:
  • Probleme me funksionin Shared Device, ku lidhja me një iDevice në Remote është akoma jo funksionale
  • Thirrjet SOS, në këtë version beta të iOS, ky funksion është i disponueshëm vetëm në Indi
  • Probleme me Safari, ku integrimi i WebKit me funksionin Reduced Motion, duket se nuk funksionon akoma.
Nëse ju keni instaluar verisonin në fjalë të iOS dhe keni hasur probleme të cilat nuk janë raportuar, atëherë mund ta publikoni këtu duke komentuar këtë artikull. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment