Sipas portaleve që flasin për produktet Apple në Taiwan, pritet që shumë shpejt kompania në fjalë të sjellë në treg një version të iPhone 6 të cilit do ti vendoset prapashtesa (2017). Pikërisht për të treguar se është prodhim i vitit 2017. Arsyet pse Apple ka vendosur të risjellë iPhone 6, është Bjellorusia.

Sipas të dhënave, qytetarët e këtij vëndi, sidomos ato që jetojnë në kryeqytet, kanë kërkuar që Apple të sjellë iPhone 6 përsëri në treg dhe me një çmim më të ulët. Duket se kërkesa e tyre është dëgjuar nga drejtuesit e kompanisë dhe ata kanë vendosur pikërisht të prodhojnë një seri të limituar të iPhone 6.

Karakteristikat e produktit do të jenë të njëjta me iPhone 6 por do të ketë vetëm në versionin me 32 GB përsa i përket hapësirës së dikut ku ju ruani materialet personale. Ekrani do të jetë po ai iPhone 6, me 1334x750 pixel si kualitet. Fotokamera ballore do të jetë 1.2 Mpx, proçesori do të jetë Apple A8 64-bit dhe 1 GB Ram.

Përsa i përket çmimit ai do të vij në treg me koston prej 528$. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment