Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Rube's Lab: Physics Puzzle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Rube's Lab është një lojë me temë kuic ku ju duhet të mbijetoni në kurthet e ngritura nga një profersor i çmëndur i cili bën të pamundurën t'ju ndalojë të arratiseni. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Phoenix Photo Editor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Phoenix Photo Editor është një nga programet më të mira në App Store për përpunimin e fotove ku do të keni mundësi të zgjidhni midis dhjetra efekteve profesionale. Më pas mund të ndani imazhin e përpunuar me miqtue tuaj direkt në rrjetet sociale.


- GraphCut: Photo Editor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
GraphCut është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni fotot që keni në iPhone duke i aplikuar efekte grafike të cilat do ti ndryshojnë totalisht ato. Me pak fantazi mund të krijoni foto mjaft të bukura.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment