Snapchat është një nga programet më të përdorura në rrjet kohët e fundit dhe për këtë arsye vendosëm t'ju sjellim këtë artikull në të cilin përshkruhen funksionet e tij.  Siç flet dhe vetë titulli, Snapchat është një rrjet social ku ju do të komunikoni me miqtë tuaj nëpër mjet imazheve dhe videove.

Po çfarë e bën ndryshe këtë program nga të tjerët. Një ndër funksionet që e bënë të famshëm Snapchat është eleminimi i mesazhit, që mund të jetë foto ose video,  pas marrësi e shikon atë. Por ky nuk është i vetmi funksion i këtij programi. Pasi ta instaloni atë do t'ju kërkohet të krijoni avatarin. Proçesi i krijimit të tij është me të vërtetë unik.

Në këtë fazë ju mund të përcaktoni çdo detaj që mund të ketë një avatar i animuar, që nga forma dhe ngjyra e flokëve, dhe deri tek format e trupit. Pasi të keni kryer proçesin e rregjistrimit dhe krijimit të avatar-it, do të keni mundësinë të ftoni miqtë tuaj të bëhen pjesë e komunitetit tuaj. Komunikimi me to, bëhet nëpërmjet të ashtuquajturave, "snaps".


Ju mund të dërgoni një snap i cili përbëhet nga foto të marra nga fotokamera dhe të modifikuara sipas dëshirës me efektet grafike të cilat aplikohet ndërkohë që i rregjistroni. Mesazhi i dërguar do të fshihet pasi marrësi e ka parë atë, po kjo nuk do të thotë se ju nuk mund të ruani imazhin ose videon në Galerinë e Fotove të iOS. Gjithashtu mund të krijoni edhe kolazhe me foto të cilat do ti shfaqen të gjithë kontakteve tuaja për 24 dhe më pas do të fshihen përgjithmonë.

Snapchat do të jetë një mënyrë tjetër komunikimi me miqtë tuaj, ku ajo çfarë doni ti përcillni atyre, do të bëhet nëpërmjet fotove. Nëse doni ta shkarkoni dhe të bëheni pjesë e komunitetit nga e gjithë bota, mund të shkoni këtu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment