Të jesh një ninja nuk është aspak e thjeshtë, sidomos kur je në hapat e para të një aventure pa fund në lojën Ninja Spinki. Krijuesit e Flappy Bird kanë menduar të sjellin për ju një tjetër lojë unike të ndërthurur në stilin e lojërave me ngjyra 16-bit, dhe mbi të gjitha, falas.

Ninja Spinki Challenges është një personazh i cili do ti duhet të bëhet një ninja i vërtetë në sajë të ndihmës tuaj. Më pas do të përmirësojë këto aftësi në betejat që duhet të zhvilloni për tu bërë mjeshtri numër 1 në këtë disiplinë.

Është për tu përmëndur edhe ambjenti grafik ku sfidat do të zhvillohen, dhe siç përmënda më sipër, krijuesit e lojës janë të apasionuar pas stilit të grafikës së viteve 90'. Argëtimi në këtë lojë është i siguruar kështu që juve ju mbetet vetëm ta shkarkoni dhe nëse dëshironi, të lini dhe përshtypjet tuaja. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment