Versioni i ri programit Yalu, tani ofron mundësinë për të bërë Jailbreak për të gjitha versionet e iOS 10, deri tek iOS 10.2, për këto pajisje: iPhone SE, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 5s, iPad Pro 12,9″, iPad Pro 9,7″, iPad Air 2, iPad Air, iPad mini 4, iPad mini 3, iPad mini 2, iPod Touch 6G.

Çfarë u nevojitet?

  • Një pajisje nga ato që kemi përmendur mësipër
  • File .IPA të programit Yalu Jailbreak (mund ta shkarkoni këtu)
  • Cydia Impactor (Shkarko Mac/Windows)
  • Një Apple ID (ju këshillojmë të krijoni një të ri fallso)
  • Versionin e fundit të iTunes

Guida Jailbreak

1. Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin dhe bëni një backup të plotë në iTunes.

2. Ç'aktivizoni bllokimin e pajisjes me kod dhe Touch ID. Ç'aktivizoni "Find my iPhone".

3. Hapni Cydia Ipactor.


4. Spostoni file-in IPA Yalu102_ në dritaren e Cydia Impactor dhe më pas shtypni butonin Start.


5. Kur Cydia Impactor t'ua kërkojë, vendosni adresën Apple ID që keni krijuar dhe password-in, për të bërë login.


Tani prisni që Cydia Impactor të kompletojë instalimin e Jailbreak.

6. Pasi të jetë instaluar do të shikoni një ikonë të re në SpringBoard. Përpara se ta hapni atë, duhet të abilitoni profilin e ri të konfigurimit që do ta gjeni në menunë Settings me emrin yalu102.


7. Tani mund të ktheheni në Home dhe të hapni aplikacionin e ri yalu102. Tani shtypni butonin "GO".


Prisni të përfundojë proçesi dhe pajisja juaj do të bëjë një reboot.

8. Ikona Cydia do të shfaqet në pajisjen tuaj duke shënuar përfundimin e Jailbreak.


9. Hapni programin Cydia, ndiqni proçedurën automatike dhe më pas shkoni tek Sources > Add dhe shtoni repon: http://apt.saurik.com/beta/cydia-arm64/


Ju kujtojmë se ky Jailbreak është i tipit Semi-Untethered, që do të thotë se sa herë që e fikni pajisjen tuaj, ajo do të kthehet në gjëndjen origjinale. Do të zhduket çdo tweak që keni instaluar dhe opsionet Jailbreak. Për të patur përsëri të gjitha opsionet e Jailbreak, duhet thjeshtë të hapni aplikacionin Yalu dhe të shtypni butonin Go.

Shënim: Nëse keni bërë jailbreak dhe keni përdorur një llogari Apple ID normale ose fallso, çdo 7 ditë për të përdorur Yalu duhet të ndiqni këtë guidë nga pika 3. Ndërsa, nëse keni besim dhe keni vendosur një llogari reale, me të cilën jeni regjistruar edhe në programin e zhvilluesve, atëherë kjo proçedurë zgjat 1 vit. Kjo ndodh pasi profili i konfigurimit të programit Yalu skadon çdo 7 ditë. Natyrisht, nëse pajisjen tuaj nuk e fikni, nuk keni nevojë për të gjitha këto veprime. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment