Energous dhe Dialog Semiconductor ka krijuar një qark rikarikimi wireless dhe menjëherë janë ngrejtur hipoteza në lidhje me integrimin e tij në modelet e ardhshme iPhone 8. A do të jetë kjo teknologjia që do të gjejmë në modelet e ardhshëm të Apple?

DA4100 RF-Transmit (IC) është një shembull i thjeshtë i implementimit të sistemit të transmetimit të energjisë pa fije WattUp di Energous. Përmasat e tij të reduktuara na bëjnë të mendojmë menjëherë tek integrimi i mundshëm i teknologjisë në fjalë në modelet e ardhshme iPhone 8.

Me pak fjalë, kjo teknologji i transmeton me wireless energjinë, një pajisjeje që integron brenda saj një përcejllës, pra edhe në distancë. Natyrisht ky është vetëm një shembull dhe akoma nuk dihet se kur do të prodhohet por hipotezat e një integrimi në iPhone 8 kanë nisur të qarkullojnë që tani. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment