Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Roofbot: Puzzler On The Roof.

Roofbot është një lojë për të gjitha moshat, ku personazhi kryesor do të udhëtojë sipër çatijave duke u munduar të vendosë sferat e energjisë në hapësirat e duhura. Çdo hap që bëni do të jetë i rëndësishëm dhe nëse gaboni do të largoheni nga objektivi kryesor.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Roofbot: Puzzler On The Roof do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment