Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Chameleon Run.

Rregulla kryesore e kësaj loje mjaft argëtuese është të evitoni pengesat duke vrapuar sipër disa platformave. Komandat e lojës bazohen në gjeste të thjeshta dhe prekje në ekran. Qëllimi kryesor është të arrini shëndosh e mirë në fund të çdo niveli.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Chameleon Run do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment