Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

ACDSee Pro, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
ACDSee është një program tepër profesional për përpunimin e fotove. Ai ju jep mundësinë që të aplikoni efekte grafike direkt në përdorimin e fotokamerës, përveç mundësisë për të modifikuar më pas ato. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


Fish Balls, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fish Balls është një lojë mjaft e bukur dhe zbavitëse ku ju duhet të kapni sa më shumë bulëza uji duke e drejtuar peshkun vetëm me lëvizje të gishtit mbi ekranin e iPhone. Loja është mjaft e thjeshtë por dhe impenative me kalimin e niveleve. Ja vlen ta provoni.


Lane Splitter, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Më shumë se 10 milion përdorues në botë e kanë provuar eksperiencën e Lane Splitter. Ngisni një motor në një rrugë plot trafik e pengesa të ndryshme. Refkekset tuaja janë mjaf të rëndësishme në këtë lojë, do të ju evitojnë përplasjen. Provojeni këtë lojë, dhe do të jetë shumë e vërshtirë të ndaloni!


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment