Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Temple Raider, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Temple Raider është një lojë lojë me temë kuic në të cilën do të argëtoheni duke zbuluar sekretet e një  tempulli të braktisur me shekuj. Nëse kërkoni një lojë e cila vë në lëvizje mëndie, atëherë ja vlen ta merrni.


PhoneBook Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone
PhoneBook Pro është një program i dobishëm për të menaxhuar kontaktet në mënyrë mjaft të thjeshtë. Ai ju lejon të organizoni kontaktet me kategori në mënyrë të tillë që ti gjeni ato sa më kollaj. Ja vlen ta merrni edhe këtë program.

Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment