Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Montezuma Puzzle 4 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Montezuma Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet vetëm të vendosni blloqet në pozicionin e duhur. Provojeni dhe do të shikoni që nuk do të jetë aq e lehtë!


- Path On: Swipe To Type, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Path On është një program argëtues i cili ju lejon ti shtoni tekst imazheve duke seleksionuar më pare zonë ku dëshironi të shkruani, vetëm duke zhvendosur gishtin mbi ekran.  Sot këtë program mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


Six Towers Plus, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Six Towers Plus është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju duhet të vendosni blloqet mbi njëri tjetrin sipas numrave, por me sa më pak lëvizje. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë. Sot mund ta merrni falas këtë lojë.


Epica Pro, nga 1,99€, falas /iPhone
Një aplikacion mjaft simpatik dhe i pasur me funksione për modifikimin e fotove tuaja. Mund t'i shtoni efekte të ndryshme fotove dhe më pas t'i ndani me miqtë tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment