Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Shock-X, nga 0.89€, falas. /iPhone
Shock-X është një lojë mjaft e veçantë për sa i përket grafikës por edhe argëtimit. Ju duhet të drejtoni një avion luftarak i cili duhet të pastrojë fushën e betejës nga sulmet armike. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Belts, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Belts është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të lëvizni sferën në një labirinth me 3 dimensione por kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë për ta çuar atë në destinacion. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- FaceFusion, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
FaceFusion është një program argëtues i cili ju lejon të krijoni foto me fytyrat e miqve tuaj. Qëllimi është që të shikoni sesi ngjajnë ata me njëri tjetrin ose jo. Ky program mund të shkarkohet falas për ditën e sotme.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment