Aplikacioni popullor i komunikimit, WhatsApp, ka ndaluar së funksionuari në iPhone-t e vjetër dhe pajisjet Android për tu siguruar se mundet të avancojë përpara në funksionalitete të reja. Çdo kush që përdor Android 2.1 ose 2.2, një iPhone 3GS ose iOS 6 do të zbulojë se aplikacioni nuk funksionon më.

E njëjta do të ndodhë edhe për çdokënd në Windows Phone 7, raportoi dje the Independent. Kompania ka këshilluar se çdo kush që ka këto pajisje dhe duan që të vazhdojnë të flasin me miqtë e tyre, thjeshtë duhet të blejnë një telefon më të ri.

WhatsApp ka thënë në fillim se të gjithë modelet BlackBerry dhe disa pajisje Nokia do të ishin të afta për të përdorur aplikacionin. Por u kthye prapa vitin e kaluar, me sa duket si përgjigje ndaj ankesave.

“Ne po zgjerojmë mbështetjen për BlackBerry OS, BlackBerry 10, Nokia S40 dhe Nokia Symbian S60 deri në 30 qershor, 2017,” shkroi kompania në një përditësim në blogun e tyre. Ndryshimet mendohen se janë për ta lejuar WhatsApp që të integrojë më thellë enkriptimin dhe shërbimet e tjera të privatësisë.

0 komente:

Post a Comment