Posta juaj elektronike është pushtuar nga Newsletter plot publicitet, komunikime për shtyp dhe shërbime në të cilët nuk jeni regjistruar asnjëherë? Të ç'regjistrohesh nga të gjitha këto email mund të kërkojë shumë kohë. Unroll.Me, është një shërbim web, që ofron edhe një aplikacion për iOS mjaft praktike, që bën të gjithë këtë punë në vendin tuaj.

Me një sistem shumë të ngjashëm me Tinder, Unroll.Me kontrollon postën tuaj elektronike dhe shfaq një preview me çdo newsletter të identifikuar, duke ju dhënë mundësinë të zgjedhni se çfarë dëshironi të bëni.


Me një swipe majtas, do të fshiheni nga një Newsletter, me një swipe djathtas, do të ruani regjistrimin në të. Aplikacioni Unroll.Me funksionon shumë thjeshtë. Kërkon çdo email që përmban tekstin "To Unsubscribe click here" dhe klikon në vendin tuaj.

Unroll.Me është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment