Duke u lidhur në faqen SnapDrop.net mund të dërgoni file të ndryshëm midis pajisje tuaja, duke shfrytëzuar thjeshtë lidhjen Wi-Fi. Nuk ka rëndësi se çfarë kompjuteri apo telefoni keni. Çdo gjë bëhet në mënyrë të shpejtë dhe pa patur nevojë për ndonjë konfigurim të veçantë.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për OS X, iOS, Android, Windows, Linux ose diçka tjetër, mjafton të lidheni në faqen SnapDrop.net, për të shkëmbyer materialet që dëshironi. Pamja grafike është e ngjashme me AirDrop: e thjeshtë dhe mjaft intuitive. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment