Sipas një raporti të ri, Apple do të integrojë videothirrjet në grup në Facetime në sistemin e ri iOS 11, që pritet të prezantohet gjatë WWDC në Qershor. Disa persona mjaft pranë ambientit Apple e kanë konfirmuar këtë lajm, me kompaninë amerikane të gatshme të sjellë videothirrjet dhe telefonatat audio në grup në Facetime.

Në një fazë të parë telefonatat në grup do të limitohen për 5 persona në të njëjtën kohë. Me këtë risi, Facetime do të bëhet shumë më interesant dhe do arrijë në të njëjtin nivel me shërbimet kryesore të konkurrencës. iOS 11 do të prezantohet në qershor dhe do të lëshohet zyrtarisht për të gjithë në shtator. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment