Apple ka njoftuar se me iOS 10.3 do të lejojë më në fund që zhvilluesit e aplikacioneve të kenë mundësinë t'iu përgjigjen komenteve të përdoruesve në App Store. Deri tani, nëse një përdorues shkarkonte një aplikacion, vinte re ndonjë bug ose nuk kuptonte se si funksiononte, mund të votonte negativisht një aplikacion dhe zhvilluesi nuk kishte asnjë lloj mundësie për replikë.

Tani përdoruesit mund të marrin një përgjigje, të marrin një mbështetje dhe mund edhe të ndryshojnë ide për vlerësimin e tyre. Çdo përdorues mund të ndryshojë numrin e yjeve sëbashku me komentin. Kjo risi do të jetë e disponueshme në momentin që iOS 10.3 do të dalë nga faza beta dhe do të jetë e disponueshme për të gjithë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment