Sipas ekspertëve, pritet që gjatë vitit 2017 të përditësohen versionet e Macbook por vetëm përsa i përket performancës, pra komponentëve Hardware. Kjo nevojë shpjegohet me faktin që kërkesa e konsumatorit për performancë më të lartë, është rritur.

Aktualisht versione e Macbook me ekrane 12 dhe 13-inch integrojnë vetëm 8 GB Ram, dhe problemi më i madh është fakti që kjo sasi memorie nuk mund të modifikohet. Ndërsa versionet Macbook Pro me dimensione ekrani 15-inch kanë 16 Gb Ram. Këto shifra sigurisht që nuk janë të vogla por nevoja e konsumatorit sa vjen e rritet, sidomos në sektorin e përpunimit grafik, pasi shumë programe apo lojëra përditësohen duke kërkuar kështu dhe perfomancë më të lartë.

Apple po mendon që të sjellë në treg versionet Macbook Pro me kapacitet memorie prej 32 Gb Ram  ku chip-et do të kenë të njëjtën performancë të atyre që gjejmë në Desktop apo Mac, duke kënaqur kështu kërkesat e klientëve.

Gjithashtu do të përditësohet edhe proçesori i këtyre produkteve. Inten Kaby Lake është seria më e fundit e chip-eve Intel për Laptop dhe në versionet e  reja të Macbook pritet që ai të jetë i integruar. Të gjitha këto përmirësime në performancë do ta bëjnë Macbook serinë e laptop-ëve më të shpejtë që gjënden në treg. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment