Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar arrestimin e shefit të Samsung-ut, Lee Jae-yong, nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe dëshmi të rreme. Rasti është i lidhur me një skandal, që ka çuar në shkarkimin e presidentes koreane-jugore, Park Geung-hye.

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, thuhet se ka dhënë donacione për fondacione jofitimprurëse, të operuara nga Choi Soon-sil, mik i zonjës Park, nën këmbim të favoreve qeveritare. Samsung ka thënë se lëshimi i urdhrit për arrestim është “vështirë të kuptohet”.

Gjykata e Qarkut në Seul tani duhet të vendosë nëse do të zbatojë urdhrin. Nëse ndodh, Lee do të ishte ekzekutivi i parë që arrestohet në lidhje me skandalin. Lee është aktualisht nënpresident i Samsung-ut, por prejse babai i tij, Lee Kun-hee, ka pësuar sulm në zemër më 2014, ai konsiderohet shef de fakto i kompanisë.

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment