Diskutimet se si mund të jetë “iPhone 8” , apo risitë e modelit të ri që do të dalë gjatë këtij viti kanë nisur. Edhe pse jo zyrtarisht, pritshmëritë janë që “iPhone 8” të jetë i pajisur me një sistem sigurie më shumë, atë të njohjes së fytyrës.

Por duke qenë se sistemi i ri i njohjes së fytyrës nuk do të jetë gati deri në vjeshtë, Apple do të mbështetet në kombinimin e dy opsioneve, të njohjes së fytyrës dhe të zhbllokimit përmes sensorëve të gishtave, me probabilitet që shumë shpejt të eleminojë opsionin e dytë.

Thuhet se ekrani i “Iphone” do të jetë me hark fleksibël OLED, dhe për të evituar deformimin e ekranit do të ketë nje shtresë metalike të fortë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment