Duke surprizuar të gjithë, dy haker italian kanë lëshuar sot Jailbreak për iOS 10.2. Ju bëjmë të ditur menjëherë se ky Jailbreak është në fazën e parë beta. Nuk ekziston akoma një program specifik për të instaluar Cydia dhe është kompatibël vetëm me disa pajisje Apple: iPhone 6s, iPhone SE dhe iPad Pro që kanë të instaluar iOS 10, iOS 10.1 dhe iOS 10.2.

Çdo gjë që ju nevojitet për të kryer Jailbreak, e gjeni në këtë faqe. Ja të gjitha hapat që duhet të ndiqni:

  • Sharkoni file-in IPA dhe Cydia Impactor.
  • Hapni Cydia Impactor dhe tërhiqni brenda kësaj dritareje file-in IPA që keni shkarkuar.
  • Vendosni email-in që përdorni për llogarinë tuaj Apple ID, dhe password-in. Mos u shqetësoni, të dhënat që keni vendosur do të transmetohen vetëm në serverat e Apple. 

Ndiqni të gjitha hapat dhe do të gjeni në Home të pajisjes tuaj një aplikacion të ri. Përpara se ta hapni atë, duhet të kryeni një veprim. Shkoni tek Settings > General dhe autorizoni aplikacionin Yalu. Tani mund të hapni aplikacionin. Për të mbyllur proçesin, duhet të klikoni butonin "GO" kur aplikacioni Yalu t'ua kërkojë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment