Në këtë artikull do t'ju sjellim informacione në lidhje me iPhone-in e ardhshëm që pritet të vijë në treg gjatë vjeshtës së këtij viti. Një ndër funksionet më të përfolura aktualisht është Tap to Wake ose aktivizimi i iOS nga gjëndja e kyçur vetëm me një prekje të ekranit. Aktualisht ky funksion gjëndet në disa modele SmartPhone-ësh dhe sigurisht do të ishte një funksion tepër i dobishëm për përdoruesin.

Tjetër lajm interesant është edhe teknologjia e karikimit të shpejtë të baterisë e cila, sipas ekspertëve, do të shoqërohet me integrimin e chip-it "Tristar 3, Hydra", për të cilin ka pak informacion në lidhje me detajet por dihet që funksioni i tij është të përshpejtojë karikimin e baterisë.

Në ditët në vazhdim do t'ju sjellim detaje të tjera të cilat lidhen me këto dy funksione pasi do të jenë risitë e versionit të ardhshëm të këtij produkti. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment