Implemetimi i funksionin të shumë përfolur, rikarikimi wireless në iPhone, mund të bëhet së shpejti realitet. Konfirmimi kësaj rradhe vjen direk nga furrnizuesit e pjesëve të këmbimit. Megjithëse për momentin nuk ka lajme zyrtare, që të konfirmojnë këtë funksion në iPhone 8, një raportim i Commercial Times konfirmon praninë e një chip-i Lite-On Semiconductor që i dedikohet rikarikimit wireless.

Prej kohësh flitet për interesimin e Apple në projektimin e një sistemi rikarikimi wireless në distancë për modelet e saj të reja. Sipas një patente të lëshuar përpara pak kohësh, kompania rezulton se është duke punuar për zhvillimin e një transmetuesi, të lidhur me prizën e murit si një karikues normal, dhe që është në gjëndje të karikojë baterinë e iPhone në një distancë deri në 4,5 metra. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment