Për iPhone 8, Apple mund të përdor çelik inox në vend të aluminit që është materiali që përdoret në modelin aktual. Lajmi vjen nga DigiTimes. Apple la përdorur çelikun inox në pjesën anësore të iPhone 4s, për të kaluar më pas tek alumini dhe më pas tek një material më i lehtë: alumini serisë 7000.

Pse Apple duhet të ndryshojë material? Kjo pasi iPhone 8 do të ketë pjesën frontale dhe atë të pasme prej xhami dhe pjesët anësore me material çeliku inox. Duke u ndalur gjithmonë tek thashethemet e fundit, ju kujtojmë se Apple mund të prezantojë plot 3 modele të reja iPhone, ndër të cilët një model AMOLED me dizajn të rinovuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment