Facebook vazhdon të kopjojë snapchat dhe lançon Live Stories në aplikacionin Messenger. Për momentin kjo risi është aktive në një numër të limituar llogarish, por së shpejti do të jetë e disponueshme për të gjithë. Funksioni Live Stories në Messenger lejon publikimin e fotove dhe videove të shkurtra, që fshihen automatikisht pas 24 orësh.

Funksionimi është shumë i ngashëm me Snapchat: përdoruesi mund të shtypë butonin përkatës dhe të nisë regjistrimin e një videoje të shkurtër ose të shkrepë një foto, me mundësinë e aplikimit të efekteve të ndryshëm. Të gjitha historitë e miqve tanë do të jenë në dukeje lart, pikërisht siç ndodhë në instagram. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment