Duet Display për iOS ështe përditësuar duke shtuar një funksion shumë interesant. Versioni 1.3.7 sjell Touchbar-in e MacBook Pro, në iPad. Duet Disply transformon një iPad në ekran të dytë, pra do të mjaftojë të lidheni nga një Mac me sistem Sierra 10.12 dhe të aktivizoni funksionin nga menuja settings i aplikacionit.

Ja lista e plotë e funksioneve të reja që janë shtuar në këtë version:
  • Mbështetje për tastierën iOS
  • Mbështetje për Touchbar
  • Përmirësim të ndjeshmërisë për Apple Pencil

Duet Display është i disponueshëm në App Store me çmimin 9,99€. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment