Vitet e kaluara të blije një iPhone në Shtetet e Bashkuara ishte mjaft me leverdi për sa i përket çmimit. Por tani situara ka ndryshuar. Një studim i bërë nga Linio ka zbuluar disa të dhëna mjaft interesante për sa i përket çmimit të iPhone. Ende nuk e dimë se si është llogaritur çmimi mesatar dhe se cili model është marrë si bazë. Megjithatë, të dhënat janë shumë interesante dhe mund të kemi një vlerësim tregues për sa i përket çmimit.

Aktualisht janë 38 shtete që ofrojnë çmime më të arsyeshme se sa Shtetet e Bashkuara. Sipas studimit të bërë nga Linio, SHBA-të ndodhen në vendin e 39 nga 71 shtete të analizuar, me një çmim mesatar për iPhone rreth 625$. Shteti më i leverdisshëm për të blerë një iPhone është Angola, me një çmim mesatar pre 401 dollarësh. Çmimi është i mirë edhe në Kinë me 413$ dhe në Japoni 470$. Për fat të keq Shqipëria nuk figuron në këtë listë.

Nëse ndodheni në njërin nga këto shtete për vizitë, mund të merrni në konsideratë blerjen e një iPhone, duke kursyer disa para. Natyrisht duhet të siguroheni që të blini një model që mund të përdoret edhe në Evropë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment