Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një produkt mjaft interesant të prezantuar në eventin e CES (Consumer Electronic Show) 2017. Kujtojmë që ky event zhvillohet çdo fillim viti për ti prezantuar publikut risitë më të reja teknologjike dhe sigurisht ato të të ardhmes.

Pikërisht përsa i përket teknologjisë të ardhmes duam t'ju sjellim informacion në lidhje me Smartphone-in Changhong H2, i cili është i parë që integron zyrëtarisht një sensor që është në gjëndje të skanojë qelizat molekulare duke marrë informacione unike nga ato. Një sensor i tillë quhet spektrometër dhe lëshon rreze me infra të kuqe mbi sipërfaqen molekulare dhe informacionet e marra përpunohen nga programet e instaluara.


Në fakt mund të mendoni se do të mjaftojë të drejtoni sensorin tek sipërfaqja molekulare dhe ai do të japë çdo informacion të mundshëm, por nuk është ashtu pasi informacionet e lexuara do të interpretohen vetëm duke i krahasuar ato me shëmbujt e ruajtura më parë në program. Pra kjo do të thotë se sensori bëhet i dobishëm vetëm nëse të dhënat e lexuara krahasohen me kampione të rregjistruara më parë.

Aktualisht në dimostrimet e bëra gjatë eventi, Smartphone-i kishte të instaluar disa programe që kryenin funksione të ndryshme. Një program bën të mundur gjetjen e luleshtrydhes më të ëmbël nga disa të skanuara. Një tjetër mund të masë sasinë e yndyrës në trup apo të gjejë nëse një ilaç ka përbërjen e shkruar në etiketë apo është fallco. Ekspertët mendojnë se ky sensor do të sjell në smartphone atë çfarë deri sot e kemi parë vetëm në filmat shkencorë.

Drejtuesit e kompanisë që kanë prezantuar këtë produkt nuk kanë dhënë një kosto por brënda këtij viti do të nisë shitja në Kinë dhe më pas në Amerikë. Produkti integron një proçesor me 8-core dhe ekran me dimensione 6-inch. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm pasi do t'ju sjellim informacione të tjera në lidhje me produktet e prezantuara në CES 2017. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment