Sot është data kur 10 vite më parë Steve Jobs prezantoi për publikun versionin e parë të iPhone dhe për ta festuar atë Apple ka vendosur të postojë një artikull me titullin, "iPhone at ten: the revolution continues". Në këtë artikull vihet në dukje fjala e Tim Cook e cila i dedikohet plotësisht eventit të 10 viteve më parë kur Steve Jobs i prezantoi botës në arenën e Macworld, produktin që do ta ndryshonte atë.

Mbeten të paharruara fjalët e tij:
"... ndonjëherë në disa kohë, vjen një produkt revolucionar, i cili ndryshon gjithçka ... "
ku gjithçka më pas është histori.

Në artikullin e prezantuar nga Apple nuk mungojnë gjithashtu edhe fjalët e Tim Cook në lidhje me iPhone por dhe në lidhje me të ardhmen e këtij produkti:

"iPhone është një produkt jetësor për klientët tanë dhe për më tepër, në ditët e sotme ai përcakton edhe mënyrën se si ata komunikojnë, punojnë dhe jetojnë me njëri tjetrin. Ai përcaktoi standartin e komunikimit në rrjetin mobile në dekadën e tij të parë por ky është vetëm fillimi. Më e mira duhet të vij!"

/iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment